Ora News - Sërish ndërtime në Tiranë? Ngushtohet qendra historike, ndryshon zona e mbrojtur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Largimi i shumë hapësirave urbane nga qendra historike e qytetit iu hap rrugë ndërtimeve të reja në Tiranë. Harta e re e miratuar me vendim qeverie më 3 tetor përjashton shumë zona të cilat mbartin vlera të rëndësishme historike.
Vendimi i qeverisë i datës 3 tetor ?Për Deklarimin e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës?, i hap sërish rrugë ndërtimeve të reja në kryeqytet.
Kjo është harta e re e këtij viti, në të cilën ngjyra e verdhë përcakton qendrën historike dhe ajo e kuqe zonën e mbrojtur.
Nëse do ta krahasojmë me të njëjtën hartë të një viti me parë, ajo që lehtësisht bie në sy është largimi nga qendra historike i shumë godinave qe ruajnë vlera historike si, Muzeu Kombëtar, zona rreth Pallatit të Kulturës, Parku në të ashtëquajturën gropa e Hajdin Sejdisë, parqet para Parlamentit deri te ura e Tabakëve, vilat e Bllokut nga Lana deri te Instituti i Arteve, zona e Gardës dhe parku mbrapa Korpusit Qëndror të Universitetit, zona e gjelbër dhe me vila rreth Sheratonit, fusha pas Kryeministrisë, brezi me vila nga Piramida deri te Stadiumi, por edhe zona e gjelbër dhe sportive përgjatë lumit Lanë deri te Rruga e Elbasanit.
Largimi i shumë zonave nga qendra historike nënkupton se në to tashmë mund të kryhen restaurime, rikonstruksione por edhe ndërtime të reja, ndryshe nga një vit më parë kur ndërhyrjet kishin si qëllim të vetëm ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.
Kjo nuk ështe hera e parë që harta e qendrës historike të qytetit i nënshtrohet ndryshimeve, duke përjashtuar hapësira urbane me vlera të rëndësishme urbanistike-arkitekturore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/serish-ndertime-ne-tiranengushtohet-qendra-historike-ndryshon-zona-e-mbrojtur

Recommended