Megaoperacioni,Manjani: U dekonspirua, vetëm në Shqipëri Ministri i Brendshëm lajmëron arrestime

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për ish-Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, operacioni i bujshëm "Vol-vo 4" u dekonspirua.

I ftuar në Ora News, Manjani tha se një gjë e tillë konfirmohet dhe nga rezultatet e finalizimit të operacionit, ku nga 44 urdhërarreste u ezekutuan 27.

Përgjegjës për këtë bën Ministrin e Brendshëm Xhafaj.

Manjani: Nuk kam parë operacion në botë që dy ditë para, apo një javë para, në mënyrë të përsëritur Ministri i Brendshshëm të dalë dhe të thotë: Ruhuni se do të ketë ndonjë operacion. Nuk është ndonjë gjë që e nderon. Përkundrazi këto gjëra shpesh shërbejnë si ftesë për elementët kriminalë për tu larguar nga vendet e zakonshme ku ato rrinë. Nëse ka dekonspirim, aksioni kishte në fokus ekzekutimin e 44 urdhërarresteve dhe kanë ekzekutuar 27, pak më shumë se gjysma. Nuk mund ta quajmë sukses. Sigurisht që ka elementë dekonspirimi që janë të lidhura me ato që kemi përceptuar publikisht në deklarimet e Ministrit të Brendshëm.

E teksa Rama sot paralajmëroi të tjera zhvillime të mërkurën, Manjani ka këtë koment.

Manjani: Nuk është çudi më.Këto janë ngjarje që u takojnë institucionet jo politike të shtetit. Në vitin e fundit çdo gjë është paralajmëruar nga kryeministri. Se nga i di kryeministri këto.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/megaoperacionimanjani-u-dekonspirua-vetem-ne-shqiperi-ministri-i-brendshem-lajmeron-arrestime

Recommended