Wake Up/ Po na mbysin mbetjet, riciklimi në Shqipëri në sasi të ulët , vetëm 4,5% përpunohet
  • 4 years ago
Menaxhimi i mbeturinave në Shqipëri gjatë dekadave të fundit gjithmonë ka qenë një nga sfidat kryesore të çdo qeverie që ka drejtuar vendin. Por pavarësisht se janë bërë përmirësime ligjore, në terren duken se situata nuk është aq e mirë. Sipas një raporti të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën në 2018, thuhet se Shqipëria kishte bërë një përparim shumë të vogël për menaxhimin e mbetjeve. Prodhimi i mbeturinave mbeti ende i lartë, ndërsa riciklimi dhe ndarja e tyre që në origjinë duhet të promovohen më tej. Raporti nxori një problem kryesor atë të ndarjes së mbeturinave të ngurta, problem ky që është në 61 njësitë e qeverisjes vendore. Një numër i madh i mbeturinave komunale hidhen përgjatë rrjedhave ujore. Ndërkohë, sipas shifrave të vitit 2019 të treguara nga INSTAT, shkalla e riciklimit kombëtar drejtohet vetëm nga kërkesa e kompanive të cilat janë përgjegjëse për riciklimin e 4.5% të sasisë totale të mbeturinave të krijuara në nivel kombëtar. Por sa e përgatitur është Shqipëria për një ekonomi qarkulluese e cila ka në fokus pikërisht riciklimin, pra mbetjet të ripërdoren..

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended