Ora News - Sport dhe turizëm, zhvillohet në Voskopojë maratona e parë në mal

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Voskopojë u zhvillua e para matonë e vrapimit në mal në Shqipëri.

Organizatorët e kishin ndërthurur vrapimin në natyrë edhe me aktivitete të tjera me synim promovimin e turizmit dhe aktivitetit sportiv.

Pjesëmarrësit të moshave të ndryshme erdhën nga i gjithë vendi, por edhe nga Kosova, Maqedonia dhe deri nga Amerika e largët.

"Jam për herë të parë në Voskopojë! Është një fshat shumë i bukur, jam e dashuruar me këtë vend. Më pelqen natyra dhe ushqimi. Kam marrë pjesë në disa gara në SHBA, por kjo është e para në Shqipëri".

E veçanta e kësaj maratone është mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuar. Fondet e grumbulluara nga kuota e regjistrimit do të shkojnë për ta.

Maratona ishte e ndarë tri etapa, pesë, dhjetë, e njëzet kilometër. Garuesit përshkruan rrugën që njihet si ?shtigjet e karvanëve?. Fituesit do të vlerësohen me çmime.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sport-dhe-turizem-zhvillohet-ne-voskopoje-maratona-e-pare-ne-mal

Recommended