Ekskluzive për Ora News/ Shqipëria në sytë e Princit të Monakos

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Princi i Monakos, Alberti II, zhvilloi një vizitë dy ditore në Shqipëri me 16 dhe 17 tetor, vizita e parë e një monarku të Principatës së Monakos në vendin tonë.

Në një intervistë ekskluzive për Ora News me gazetaren Beti Njuma, Princi Alberti II ndau përshtypjet e marra nga kjo vizitë.

Princi Alberti II: Është kënaqësi e veçantë për mua dhe të gjithnë delegacionin që më shoqëron të jemi në Tiranë për vizitën tonë të parë zyrtare.Prej disa vitesh kam dashur të vizitoj vendin tuaj dhe tani jam shumë i lumtur që e pata këtë mundësi. Patëm një ditë shumë të bukur, fillimisht u pritëm ngqa Presidenti me të cilin patëm një bisedë të frytshme si dhe zhvilluam një takim pune me të. Më pas hëngrëm drekë me kryeministrin, pata mundësinë të shoh zyrën e tij që ishte mjaft origjinale.

Ishte shumë interesante sesi ai jo vetëm ja ka dalë të kryejë detyrat e tij në mënyrë të mrekullueshme por ja ka dalë të ruajë dhe anën e tij artistike dhe kjo është shumë interesante. Dhe sigurisht takim me kryetarin e bashkisë që është shumë dinamik dhe inovator. Më pas pata një takim me Princ Lekën që e njihja më parë, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Princesha. Po ashtu patëm një vizitë fantastike tek Muzeu.

Princi i Monakos do donte të kishte më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë por ajo që konstatoi nga qëndrimi në Tiranë thotë se sheh një vend shumë dinamik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzive-ora-news-shqiperia-ne-syte-e-princit-te-monakos-i-impresionuar-nga-zyra-e-rames

Recommended