Ora News - Shtegu i Çezarit, një investim supermodern në fushën e turizmit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën Ndërkombetare te Ecjes ne natyre, ministri i Turizmit dhe Mjedisit inauguroi shtegun e Çezarit, qe lidh Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe Monumentin e Natyrës Delta e Përroit të Palasës.
Ceremonia u zhvillua pranë Green Coast Resort, i cilësuar nga Ministri si një investim supermodern i standardeve europiane në Palasë, që bashkon natyrën dhe investimin duke ruajtur një raport të drejtë mes zhvillimit të turizmit, ruajtjes dhe promovimit të zonës së mbrotjur të Llogarasë dhe Gadishullit te Karaburunit.
Klosi: Këtu do të jetë një nga investimet më të mira të gjithë zonës së Mesdheut, përsa i përket hotelit në cilësinë e tij. Por po ashtu kemi një bashkërendim ndërmjet këtij investimi dhe sponsorizimit që kompania po bën që së bashku me zonat e mbrojtura të shenjojnë dhe markojme në mënyrë të plotë të gjithë shtegun e Çezarit.

Siç shohim edhe sot, jemi në mes të tetorit dhe këtu ka një bukuri të madhe, ka një ngrohtësi të konsiderueshme dhe pse jo ky të ishte një vend edhe sot i mbushur me turistë të cilët e adhurojnë natyrën, bukurinë por edhe komoditetin, prandaj kombinimi që na vjen nga kompania Green Coast, të cilën do të doja shumë ta përshëndesja për investimin që po bën për shtegun e Çezarit, është ajo cfarë ne do të kërkojmë në të gjithë zonën bregdetare.

Menaxherja e projektit, Jonida Buda, tha se një nga përgjegjësitë kryesore të Green Coast është mbështetja e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të zonës me synimin për ta shndërruar nga një destinacion veror, në një destinacion të frekuentuar gjatë gjithë vitit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtegu-i-cezarit-nj-investim-supermodern-ne-fushen-e-turizmit

Recommended