Report TV - Stërvitja 'Cambrian Patrol', komandot shqiptarë renditen të tretët, cermonia dekorimit

  • 6 years ago
Komandot shqiptarë zunë vendin e tretë mes 137 skuadrave patrulluese dhe më shumë se 1000 trupave pjesëmarrëse në stërvitjen ndërkombëtare ?#CambrianPatrol? në Mbretërinë e Bashkuar.

Stërvitja ?Cambrian Patrol? në të cilën marrin pjesë trupa nga 37 vende të botës, zhvillohet çdo vit në Black Mountains, Uells. Trupave pjesëmarrëse në stërvitje u duhet të marshojnë rreth 65 km, të ngarkuar me armatim e pajime, në një terren sa të panjohur aq edhe të ashpër.

Elementë ekstremë të kësaj stërvitjeje vlerësohen si një një provë e udhëheqjeje, vetëdisipline, guximi, qëndrueshmërie fizike dhe vendosmërie. Këtë vit skuadra e trupave shqiptare, përbërë nga batalioni Komando, u rendit në vendin e tretë, duke fituar edhe medaljen e bronzit.

Në stërvitjen Cambrian Patrol 2018, mori pjesë edhe një skuadër nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Recommended