Ora News - Ardian Mema rikthehet në familjen bardheblu: Vij këtu për tu shpallur kampion!
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rrugët e ish-futbollistit Ardian Mema dhe Tiranës janë kryqëzuar sërish, por këtë herë 48 vjeçari është rikthyer te bardheblutë nën petkun e trajnerit. Ditën e sotme tekniku i sapo emëruar nga presidenti Refik Halili tha në konferencë për shtyp se vendimi i tij për tu transferuar te skuadra kryeqytetëse nuk ishte i lehtë. Ai analizoi situatën, ndërsa vuri theksin te aspekti psikologjik dhe këmbnguli se merkaton do ta bëjë ai dhe jo presidenti Refik Halili.

?Tirana është klub i madh dhe unë kam dalë nga ky klub. Me thënë të drejtën e prita pak me skepticizëm për shkak se situata që po kalonte nuk ishte fort e këndshme. Të them të drejtën është shumë kalendar i vështirë. Kemi 3 ndeshje jashtë. Me gjithë atë i gjithë grupi bashkë do ta lerë pas këtë situatë?, tha ai në prezantim.

Çfarë mund të ndryshoni te Tirana?

?Mu desh vetëm 10 minuta për të kuptuar anën psikologjike të lojtarëve. Që të premten që u ktheva nga Vlora erdha direkt në stërvitje. Lojtarët janë në një gjendje jo të mirë psikologjike. Na mbetet për detyrë të punojmë në këtë drejtim. Kam folur gjatë me sportistët këto 2 ditë dhe më kanë mjaftuar për të mësuar të gjithë problematikën çfarë ka nga brenda. Këtë problem nuk e kaloj dot vetëm. Të gjithë së bashku mund ta kalojmë. Duhet të fus frymën e grupit për t?iu rikthyer rezultateve të mira. Shpresoj që ekipi të jetë në një atmosferë më të mirë se periudha që po kalon. Kjo nuk bëhet as me deklarata për shtyp dhe as më fjalë ndaj sportistave. Duhet të ulim kokën dhe të punojmë të gjithë së bashku për të arritur rezultatet që janë të pritshme nga opinioni publik. Janë njerëz shumë sensibël. Duan të shohin ekipi në 4-shën e parë. Kjo arrihet vetëm duke ulur kokën dhe duke punuar të gjithë së bashku.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ardian-mema-rikthehet-ne-familjen-bardheblu-vij-ketu-tu-shpallur-kampion