Ora News - Nafta kap çmim rekord nga taksat dhe lëvizjet në tregun ndërkombëtar
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria vijon të mbetet një ndër vendet me çmimin më të lartë të arit të zi në rajon.Ndërkohë lëvizjet e fundit në tregjet ndërkombëtare janë reflektuar menjëherë në tregun shqiptar, ku një litër naftë po shitet me 184-185 lekë dhe të gjitha pritshmëritë janë që nafta të arrijë nivelin e 200 lekëve për litër. Po në këtë nivel çmimi kanë peshë edhe taksat të cilat janë rreth 1200 lekë për litër.

Çmimi i naftës në Shqipëri është një ndër më të lartit në rajon.

Aktualisht një litër naftë po tregtohet me mbi 184 lekë dhe me tendencë që të arrijë në 200 lekë për litër.

Operatorët e tregut justifikohen situata është rezultat i ndikimit të tregjeve ndërkombëtare.

Tjetër shkak për naftën e shtrenjtë llogaritet të jenë edhe taksat, të cilat kapin nivelin e 1200 lekëve për litër.

Qytetarët ankohen se është absurde që nafta të jetë kaq e shtrenjtë dhe i bëjnë apel Kryeministrit të rishikojë nivelin e taksave sepse nuk po arrijnë ta përballojnë.

Ndërsa shprehen se çmimi është tej mase i lartë, kur pagat në Shqipëri janë ndër më të ulëtat.

Por ajo çka vihet re më shumë është se ulja e çmimeve në tregjet globale nuk reflektohet, ose zbatohet me vonesë në pikat e karburanteve në Shqipëri.

Edhe biznesi ka ngritur si shqetësim çmimin e lartë të naftës në vend dhe kanë kërkuar që të ketë ndërhyrje në paketën fiskale.

Sipas Konfindustrisë duhet të ngrihet një Ent Rregullator, i cili do të jetë përgjegjës për çmimin dhe cilësinë e produkteve që qarkullojnë në treg.

Së dyti, kërkohet, që të ulet me të paktën 50% taksa e qarkullimit të automjeteve, që sot kap vlerën absolute të afër 120 milion euro/vit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nafta-kap-cmim-rekord-nga-taksat-dhe-levizjet-ne-tregun-nderkombetar