Ora News - Pabarazia e punëtorëve, Shqipëria renditet pas Ishujve Fixhi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria shqiptare renditet në vendet e fundit sa i përket respektimit të drejtave të punëtorëve dhe të pabarazisë në punë. Raporti i "Oxfan" i angazhuar në matjen e angazhimit të qeverive për të reduktuar pabarazinë shprehet se shkak është mungesa e sindikatave por dhe paga minimale më e ulëta në Evropë. Faktorë këto që e bëjnë të pamundur reagimin ndaj padrejtësive apo diskriminimit.

Nga 157 vende të botës ku është realizuar matja, Shqipëria renditet në vendin e 105-të. Për sa i përket Ballkanit shqiptarët ndihen më të pabarabartë se çdo vend tjetër i rajonit.

Madje edhe qeveria më e re në Evropë, Kosova renditet 20 vende më lart. Beogradi është në vende me standarde të larta sa i përket respektit të punonjësve, teksa paga minimale shkon në 280 euro nga 240 mijë lekë që është në Shqipëri dhe renditet në vendin e 57.

Madje Beogradi lë pas edhe Greqinë e cila renditet 3 vende më poshtë.

Duke u renditur ne vendin e 105-të, qeveria shqiptare pozicionohet më poshtë edhe se Ishujt Fixhi, po e njëjta gjë ndodh edhe më qeverinë e Afganistanit.

Një vend i përballur me luftërat, por edhe më keq se edhe qeveria e Kolumbisë ku të jesh sindikalist është shpesh dënim me vdekje. Ndërsa në krye të listës renditen Norvegjia, Danimarka dhe Islanda.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pabarazia-e-punetoreve-shqiperia-renditet-pas-ishujve-fixhi

Recommended