Ora News - Debati për teatrin, Mërtiri: Nëse vinë fadromat do ngujohemi në godinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Teksa presidenti, Ilir Meta, ka kthyer për të dytën herë ligjin për teatrin në Kuvend, sociologu Ergys Mërtiri, thotë se mazhoranca ka numrat por nuk ka pas vetes të vërtetën, të drejtën, moralin dhe publikun.

I ftuar në "Ora News", ai tha se mazhoranca ka ngecur në këtë lojë dhe nuk del dot për çështje sedre.

Sipas tij, Qeveria çdo ditë e më shumë po humbet në opinionin publik me këtë çështje.

Mërtiri tha se në përballjen finale me policinë dhe fadromat nëse vendoset shembja e Teatrit Kombëtar, protestuesit janë të vendosur të ngujohen në godinë.

Mërtiri: Tani jemi përditë aty për protesta. Kemi treguar se nuk lodhemi. Nëse godina e Teatrit që ne kemi vendosur ta mbrojmë me trupat tanë. Edhe ngujimi është një prej mënyrave në përballjen finale. Nëse ngujohemi aty dhe policia do mundohet të përdorë forcën mbi njerëzit e teatrit dhe kulturës kjo qeveri do bëjë dhe aktin final që i ka mbetur pa bërë.

Sa i takon rolit të opozitës, ai thotë se ka bërë aq sa duhet të bënte.

Mërtiri: Kjo është protestë e qytetarëve, artistëve, e gjithë njerëzve që duan artin dhe kulturën. Qytetarët duhet të jenë ata që mbajnë këtë flamur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debati-teatrin-mertiri-nese-vine-fadromat-do-ngujohemi-ne-godine

Recommended