Report Tv-Tentativë grabitje në Tiranë flet fqinji

  • 6 years ago
TIRANE-Një tentativë grabitje mbrëmë në rrugën ?Bego Hoxha? në Yzberisht ka përfunduar me një të vdekur, ndërsa autori është në kërkim. Viktima është Holdi Hajdari 30-vjeç. Fillimisht u raportua se Hajdari mbeti i plagosur pasi u godit me thikë nga një person pranë banesës së tij në rrugën ?Bego Hoxha? pas një sherri.

Por pas hetimeve rezultoi se agresori, që dyshohet se është përdorues droge 25 ?vjeç ishte futur në banesën e 30-vjeçarit për ta grabitur, pasi jetonte i vetëm. Holdi Hajdari rezistoi duke u përleshur, ndërsa autori e ka goditur disa herë me thikë.

Pas përleshjes brenda në banesë dhe plagosjes së Hajdarit, autori është larguar me shpejtësi për të humbur gjurmët, ndërsa 30-vjeçari ka dalë nga shtëpia për të kërkuar ndihmë. Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga rrugica para banesës së viktimës, ku duken njollat e gjakut.

Recommended