Ora News - Ngjela paralajmëron: Do ketë vrasje të karakterit politik
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati Spartak Ngjel i ftuar në "360 Gradë" në Ora News bëri një deklaratë të fortë duke thënë se në Shqipëri do të ketë vrasje të karakterit politik.

Ngjela: Të gjithë keni qenë në unison bashkë me politikën. Do të shikoni që do të fillojnë atentatet, bashkë me vrasje të karakterit politik. Sa më shumë të rritet kurba e frikës. Unë di si ka ndodhur në botë.

Psikika kriminale është e barabartë në botë. Çfarë ka ndodhur kur ka qenë politika e lidhur me krimin e organizuar. Do ndodhi që politika mund t'i drejtohet krimit të organizuar për të goditur subjekte të caktuara për të krijuar frikë. Do të ndodhi, mbajeni mend. Do të keni ndihmën e FBI-së?

Nuk e di! Por ma ha mendja që ata janë më profesionist se sa unë dhe e kanë parashikuar këtë gjë, sepse krijon destabizilim. Krimi krijon destabizilim, jo krimi i pa njohur. Këta të korruptuarit e të dy krahëve duan destabizilim? Po e duan, vuajnë. Pse e duan? E duan që të largohen sepse nuk shpëtojnë dot nga kjo reformë. Atëherë, jemi përballë bashkëpunimit të dy segmenteve për të goditur reformatorët nuk e dimë! Pyetja tjetër; ai ngrihet dhe thotë do të bëjë grusht shteti. E ka thënë Saliu. Ai është shefi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ngjela-paralajmeron-do-kete-vrasje-te-karakterit-politik
Recommended