Ora News - Liroi të dënuarin me burgim të përjetshëm, Ngjela kallëzon gjyqtarin e Apelit Korçë
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Spartak Ngjela, në cilësinë e avokatit ka kallëzuar gjyqtarin Markelian Kuqo në SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me një çështje që ai përfaqëson. Avokati, akuzon se gjyqtari i skandaleve siç e cilësoi Kuqon, po pengon drejtësinë.

Avokati, Spartak Ngjela, ka kallëzuar penalisht gjyqtarin e Apelit Korçë, Markelian Kuqo, të cilin e akuzon për zvarritje të drejtësisë.

Ky i fundit ishte gjyqtari qe liroi me kusht Gert Gjinararin, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Padia i referohet vonesave, që sipas avokatit, Kuqo po i bën shqyrtimit të një kërkese për pafajësi të Kastriot Fejzos, një personi të dënuar në mungesë për vrasje në vitin 1997 dhe që u kap në janar të këtij viti.

Ngjela: I njohur për skandale në fushën e drejtësisë por në këto momente sillet keq dhe zvarrit çështjen për një pafajësi që ka 18 vjet që vërtitet nëpër gjykata. Markelian Kuqo e zvarrit sepse nuk do ta lejojë që ky të bëjë ankimin kundër vendimit.

Ngjela thekson se korrupsioni në sistemin e drejtësisë nuk lejon as zgjedhjet e lira.

Ngjela: Eleminimi i korrupsionit gjyqësor nga gjykata siç ka filluar përmes ONM dhe organeve të tjera të pushimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve do ti japë hapësirë edhe zgjedhjeve 2021.

Në një komunikim me gazetarët në Korçë, Spartak Ngjela tha se funksioni i Byrosë Kombëtare të Hetimit do të ndryshojë sjelljen sipas tij barbare të drejtësisë ndaj qytetarëve shqiptarë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/liroi-te-denuarin-me-burgim-te-perjetshem-ngjela-kallezon-gjyqtarin-e-apelit-korce/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended