Ora News - Vonesat e avionëve, Minarolli: Autoritetet shqiptare të penalizojnë kompanitë me oraret

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kompanitë e fluturimeve të cilat operojnë në Shqipëri dhe janë problematike mund të penalizohen nga institucionet shqiptare, duke i ndryshuar oraret e fluturimeve dhe duke i dhënë një hapësirë kohore jo të preferuar. Ish-drejtori i Aviacionit Civil, Ervin Minarolli, deklaron se pavarësisht se vonesat në fluturime janë një fenomen ndërkombëtar, e rëndësishme është që kompanitë e fluturimeve të kenë avionë të tjerë në dispozicion në mënyrë që të shmangen vonesat në rast defekti. Gjithashtu Minarolli i sugjeron qytetarëve që të ankohen për të marrë dëmshpërblim.

Institucionet shqiptare mund të penalizojnë kompanitë e fluturimeve në rast të vonesave.

Ish-Drejtori i Aviacionit Civil, Ervin Minarolli, deklaron se ekziston mundësia që kompanive ti ndryshohet orari i prenotuar më parë në rast se ato nuk perfomojnë pozitivisht.

Sipas ish kreut të Aviacionit Civil, vonesat dhe defektet janë fenomene të njohura ndërkombëtarisht por zgjidhje për këtë thekson se janë avionët rezervë.

Ervin Minarolli: Element që Autoriteti mund të rregullojë vonesat është ajo e sloteve duke qenë se linjat ajrore vinë dhe kërkojnë një orar për të fluturuar. Në raste kur nuk respektojnë orarin për një numër të caktuar fluturimesh, një për qindje të caktuar, atëherë i lind e drejta Autoritetit për t'ia mohuar këtë orar duke i vendosur një orar tjetër të papërshtatshëm.
Minarolli sqaron se qytetarët shqiptarë duhet të bëjnë ankesa në rast të vonesave të fluturimeve dhe të përfitojnë dëmshpërblim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vonesat-e-avioneve-minarolli-autoritet-shqiptare-te-penalizojne-kompanite-me-oraret

Recommended