Report Tv-Rama: Portali i bashkëqeverisjes ju gjen mikun për ministrat

  • 6 years ago
Pas thirrjes së tij, diskutimet vijuan me bërjen publike të rasteve të qytetarëve që kishin gjetur zgjidhje përmes portalit. Një prej tyre ishte Abaz Kojnozi të cilit nuk i ishin njohur 11 vite sigurime, kur punonte si agronom.

?11 vite punë nuk mu njohën nga sigurimet shoqërore. Isha i detyruar, kisha shumë besim tek qeveria. Më kthyen përgjigje shumë shpejt jam shumë i kënaqur, këtu shihet që ato që qeveria thotë bëhen realitet?

Qytetari Abaz Kojnozi
Sipas Ramës, platforma është e vetmja mënyrë që kanë qytetarët e thjeshtë për të gjetur mikun që të ndërhyn direkt tek ministri.

Platforma të gjen mikun edhe sikur të jesh në fund të botës, në pikën ku ke mbetur vetëm dhe askush nuk të kthen sytë, jo mik dosido por mik direkt ministrin, titullarin më të lartë të institucionit përmes grave, burrave që punojnë për platformën, që janë më të pakorruptueshmit.

Kryeminstri Edi Rama

Recommended