Rama: Platforma e bashkeqeverisjes zgjidhi 17 mije raste

  • 6 years ago
Në 1 vit që funksionon, rreth 17 mijë qytetarë kanë mundur të zgjidhin problemet e tyre, pasi kanë denoncuar në portalin ?Shqipëria që duam? abuzimet dhe sorollatjet në sportelet publike.

?Jemi po ashtu krenarë për faktin që po i afrohemi 17 mijë rasteve të adresuara konkretisht dhe zgjidhjeve, të cilat përndryshe mund të ishin vonuar ende më tepër, ose mund të ishin ende sot duke u zvarritur?.

Në takimin e përjavshëm me koordinatoret e këtij portalit Edi Rama thotë se ka një përmirësimi të shërbimit nga ana e punonjësve të administratës, në mënyre të veçante në zyrat e ALUIZNI-t.

?Nga statistikat e ALUIZNI-t vihet re një rritje e ndjeshme e rasteve të zgjidhura dhe kjo lidhet padiskutim me presionin e bashkëqeverisjes?.

Po fal denoncimeve në Platformën e bashkëqeverisjes, Task Forca anti korrupsion ka marrë masa administrative, por dhe ka denoncuar në prokurori dhjetëra raste abuzimesh e korrupsioni në administratë.

Në një javë policia ka arrestuar 7 punonjës të administratës për korrupsion, 2 janë në kërkim ndërsa 13 po hetohen në gjendje të lirë. Ndër të ndaluarit janë dhe 4 punonjës së Hipotekës së Kavajës, si dhe një ish kryetar komune dhe 2 komisionerë të ndarjes së tokave në Lezhë.

Recommended