Rama: 50 mijë ankesa ne portalin e bashkëqeverisjes

  • 6 years ago
Administrata publike ka pushuar gjatë Gushtit, por jo qytetarët e pakënaqur nga shërbimet që ofrohen në sportelet e saj.

Shifra e ankesave për rastet e korrupsionet,zvarritjes dhe burokracive në portalin Shqipëria që duam ka shkuar ne 50 mijë dhe kryeministri thotë se ndryshimi ka nisur dhe ndihet pas afro një viti që kjo platformë ka nisur të funksionojë.

Gjatë orëve të pasdites, Rama bashkëbisedoi me biznesmenë dhe qytetarë në Shëngjin për turizmin. Kryeministri tha se objektivi  ka qenë që ky të ishte sezoni me i pastër, me më shumë argëtim dhe më i sigurti.

Rruga në hyrje të Shëngjinit përfundon në Shtator premtoi kryeministri, që foli edhe për rrugën që do krijojë lidhjen me Velipojën dhe me tej me Malin e Zi.

Recommended