Hallet e qytetarëve/ Rama: Portali i bashkëqeverisjes ju gjen mikun për ministrat

  • 6 years ago
Tirane- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon sot në Kryeministri një takim në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes, e vetmja sipas tij, që i jep zgjidhje halleve të qytetarëve.

I pari i qeverisë iu bëri thirrje edhe mësuesve që të përdorin portalin për të denoncuar ata drejtorë shkollash të korruptuar që kërkojnë para për një vend pune.

?Kemi drejtues shkollash të shkëlqyer por edhe të korruptuar e të paaftë që mund ti identifikojmë sëbashku. Janë një pjesë që duhen larguar një orë e më parë nga drejtimi i shkollave?

Kryeministri Edi Rama
Pas thirrjes së tij, diskutimet vijuan me bërjen publike të rasteve të qytetarëve që kishin gjetur zgjidhje përmes portalit. Një prej tyre ishte Abaz Kojnozi të cilit nuk i ishin njohur 11 vite sigurime, kur punonte si agronom.

?11 vite punë nuk mu njohën nga sigurimet shoqërore. Isha i detyruar, kisha shumë besim tek qeveria. Më kthyen përgjigje shumë shpejt jam shumë i kënaqur, këtu shihet që ato që qeveria thotë bëhen realitet?

Recommended