Ora News - Panucci: Kapitenin e vendos unë, largohem nga kombëtarja nëse ...

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka dal në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth listës së futbollistëve të përzgjedhur për dy ndeshjet e radhës, miqësoren me Jordaninë dhe takimin zyrtar me Izraelin.

Kategoria Superiore dhe kombëtarja ...

"Natyrisht nëse kemi të bëjmë me futbollistët shqiptarë, kam informacionet e duhura pasi e ndjek nga afër edhe Kategorinë Superiore dhe kampionatet e huaja. Nëse ka ndonjë lojtar që më pëlqen i jap një shans. Këtu janë të paktë por nëse e meritojnë shkoj i shikoj dhe e thërras.

Kristal Abazaj?

"Kombëtarja nuk është post pune. Ka kohë që nuk aktivizohet te Anderleht dhe Abazajn nuk mund ta përfshijë në kombëtare. Me klubin ai nuk është as në pankinë, nuk ka luajtuar as në Europa League por nuk ëshhtë pjesë as e të grumbulluarve të teknikut atje."

Si po e përgatisni skuadrën?

"Më duhet shumë kohë në dispozicion. Kam vetëm 5 ditë kohë. Ndaj Norvegjisë nuk kisha thuajse gjysmën e lojtarëve. Rikuperojmë dy futbollist, si Mavraj edhe Grezda. Në kombëtare nuk kemi futbollist të nivelit të Messit, Ronaldos apo Neymar. Kemi shumë lojtarë të dëmtuar që nuk luajnë ose nuk janë në formë. Në miqësoren ndaj Ukrainës dhe Kosovës që na mungonin 12 lojtarë. Kam një plan specifik. Kemi rikuperuar Mavrajn dhe Grezdën, por që nuk i kanë minutat. Do t?ia japim këtë mundësi ndaj Jordanisë. Ne nuk jemi Brazili. Nuk kemi Nejmarin. Duhet patjetër të ndryshoj diçka nuk kam shumë kohë në dispozicion.

Kush mund të luaj?

"Djimsiti do të ketë minuta, Mavraj i duhen minuta, Grezdës i duhen minuta, Binakut i duhen gjithashtu, pasi ata nuk luajnë gjatë sezonit dhe ndaj Jordanisë mund të luajnë ose 45 ose 60 minuta. Duhet të shikojmë edhe formën e skuadrës, por nëse ata nuk bëjnë një lojë të mirë, Panucci është ai që merr akuza. Pësojmë gola dhe po mendoj se si të arrijmë të menaxhojmë dhe të shmangim këto skena. Mavraj shpresoj që do të na ndihmoj."

Kapiteni? A do të vendosim një kapiten stabël? Kaq e vështirë është ta zgjedhësh?

Duhet ta demostrojnë në fushë nëse dikush prej tyre dëshiron të marrë shiritin. Thuhet se Panucci është shumë diktator, por absolutisht. Për mua duhet që një futbollist duhet ta demostrojë në fushë rolin e liderit dhe më pas do të vendos një stabël.

Agolli?

Duhet ta dëshmojë në fushë atë që i duhet të bëj për të marrë shiritin. Unë nuk jam budalla, kuptoj gjithçka. Imagjinoni sikur të veproja si Luis Enrique që i heq futbollistëve telefonin në mëngjes. Unë nuk mund ta bëj këtë pasi futbollistët duhet të futen në Instagram.

A varen fatet e Panuccit nga tre ndeshjet e ardhshme?

Kërkoja Dukës. Unë punoj me shumë seriozitet, përkushtim dhe dëshiroj të rikuperoj sa më shumë futbollist. Nëse Shqipërisë i mungon më shumë se 50 % e skuadrës është shumë e vështirë për të gjetur zëvendësuesin e tyre dhe për të arritur rezultatin e dëshiruar. Unë fle shumë i qetë. Mendoj për më të...

Recommended