Ora News - Ulet taksimi për pagat e larta

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, grupet e interesit bëjnë me dije se qeveria ka vendosur që të ulë tatimin për pagat e larta. Bujar Bendo përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë deklaron se propozimi është që pagat deri 150 mijë lekë të tatohen me 13% dhe mbi to niveli shkon në 23%. Ndërkohë që vlerëson sI një mundësi për rritjen e investimeve uljen e dividentin për bizneset nga 15% në 8%.

Tatimi i pagave të larta propozohet të ulet për vitin 2019 me 10 për qind. Ministria e Financave i ka propozuar ndryshimin e skemës ku në fashën e taksës prej 23 për qind do të përfshihen të ardhurat mbi 150 mijë lekë nw muaj, nga 130 mijë që ishte më parë. Përfaqësuesit e biznesit shprehen se reforma nuk ka efekt të ndjeshëm pasi prek një numër të vogël të punonjësve të cilët sipas tij sërish do të kenë ngarkesë detyrimesh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ulet-taksimi-pagat-e-larta

Recommended