Ahmetaj:Rritet kufiri për pagat e larta - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i financave Arben Ahmetaj bëri publike disa nga ndryshimet që pritet të ndodhin me paketën fiskale 2019-te.Dy nga ndryshimet kryesore janë ulja e dividendit nga 15% në 8%.Ndërsa do të rritet kufiri për pagat e larta që do të tatohen me 23%. Ky kufi nga 130 mijë lekë që është aktualisht do të shkojë në 15 mijë lekë në muaj. Për ministrin këto ndryshime kanë qenë kërkesë e kryeministrit.Por ndonëse në programin elektoral, qeveria parashikoi që tatimi për pagat e larta të zbresë në 18%, ministri synon ta përmbushë këtë detyrim edhe në mandatin e tretë.Me këto lëvizje qeveria duket se po i largohet gradualisht politikës progresive të taksave të miratuar në fillim të mandatit të saj. Ndërsa sa i përket buxhetit të vitit të ardhshëm , parashikohen edhe rritje pagash për sektorët kryesor të ekonomisë.Në një komunikim me mediat ministri tha se deri në fund të viti të ardhurat në buxhet do të vijojnë të goditen nga mbiçmimi i lekut në raport me euron, efekt ky i cili mund të arrijë në 10 miliard lekë.