Report Tv-Kërcënoi nusen e klientes së saj në gjyq, shoqërohet në polici avokatja Eni Çobani
  • 6 years ago
Gjirokastër- Juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në polici. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se ajo ka qënë në një seancë gjyqësore në rolin e avokates në gjykatën e Gjirokastrës kur e kanë shoqëruar. Çobani u akuzua nga nusja e klientes së saj për kërcënim.

Në një denoncim për Shqiptarja.com dhe Report TV, kushërira e Rudina Islamajt tha se avokatja i është drejtuar asaj me fjalët ?Deri në momentin që unë do jem gjallë nuk ke shpëtim, do më kesh nga pas gjithë jetën?. Pas këtyre fjalëve Rudina Islamaj telefonoi policinë, të cilët shoqëruan në komisariat për sqarime Eni Çobanin.

Mësohet se personazhi i njohur i ekranit, Eni Çobani u mor në pyetje nga policia e Gjirokastrës për disa minuta dhe më pas u la e lirë. Burimet thonë se në komisariat u shoqërua nga forcat Shqiponja edhe denoncuesja Rudina Islamaj për të sqaruar situatën e krijuar në sallën e gjyqit.

Kujtojmë se Çobani është avokatja e shtetases Merushe Makri, e cila në vitin 2016-të u përfshi në një konflikt me ish-nusen e djalit të saj, Rudina Islamaj. Sherri mes tyre u bë publik edhe në rubrikën ?Shihemi në gjyq? që drejton Çobani, ku vjehrra akuzoi nusen se e kishte rrahur dhe nxjerrë nga banesa.

Konflikti në familjen e tyre nisi në momentin që nuk mund të paguanin dot një kredi 70 milionë lekëshe të marrë nga nusja dhe djali i zonjës Merushe.
Recommended