Ora News - Vettingu, opozita s'ia ka besën mazhorancës: Duam kopje të materialit që nisët në Venecia
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vettingu në poltikë është nisur drejt Komisionit të Venecias, me qëllimim marrjen e një opinion se si ky proces mund të aplikohet ne vendin tonë.

Opozita ishte kundër kësaj iniciative të socialistëve me argumentin se Venecia është shprehur për një nisëm të ngjashme siç është vettingu në gjyqësor ndaj theksojnë ata, kjo do e vononte procesin.

Në mbledhjen e dytë të Këshillit Legjislativ, që u mbajt paraditen e 3 tetorit, Oerd Bylykbashi, vuri në pikpyetje shkresën e Kuvendit.

Bylykbashi: Duke nisur dhe nga eksperiencat e mëhershme ku komisioni i Venecias është kedrejtuar qëllimshëm nëpërmjet materialeve të përkthyera gabim apo pyetje të cilat mund të mos i përgjigjen fare çështjes. Kërkoj të na vihet në dispozicion materiali i nisur Komisionit të Venecias. Lidhja krim-politikë dhe lidhja e interesave kriminela me interesat politike.

Bylykbashi, i bëri thirrje mazhorancës ta miratojnë vettingun sa më shpejt, duke renditur kategoritë e politikanëve që duhet të kenë frikë.

Bylykbashi: Për fat të keq tashmë kjo lidhje funksionon në kanale të shumëfishta, të ndryshme. Katër forma do të identifikoja unë të politikanëve të lidhur me krimin në një formë apo një tjetër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-opozita-sia-ka-besen-mazhorances-duam-kopje-te-materialit-qe-niset-ne-venecia
Recommended