Ora News - Paketa antishpifje, Çipa: Ta bëjnë grupet e interesit, jo politika

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama erdhi me një propozim surprizë kur në rrjetet sociale tha së shpejt do të iniciohet një ?paketë antishpfije?, pa e specifikuar konkretisht instrumentat dhe qëllimin e saj.

Aleksandër Çipa, gazetar dhe njohës i mirë i komunikimit, thotë se ka nevojë për një rregullator sidomos për media on line, por kurrsesi shprehet ai ky proces nuk mund të iniciohet nga poltika e cila sipas tij është në konflikt interesi me fjalën e lirë.

Aleksandër Çipa: Kuptohet që shpifja në hapësirën virtuale është një shqetësim global, është një nga ndotjet më të mëdha që i vijnë shoqërisë njerëzore sot për shkak të kësaj infrastrukture. Këtë shqetësim e ka edhe shoqëria shqiptare, por nismat që burojnë nga një pushtet politik, i cili në një rrethan apo kontekst mund të ketë konflikt interesi janë nisma që paragjykohen. Do të ishte shumë më serioze dhe më e leverdisshme në interes të opinionit publik, që një nismë e tillë të bëhej nga grupet e interesit, të cilat ruajnë atë që quhet integritetin e diferencës nga njëri pushtet në pushtetin tjetër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paketa-antishpifje-cipa-ta-bejne-grupet-e-interesit-jo-politika

Recommended