Paketa Antishpifje, Borchardt: Duhet të bëhet, edhe OSBE ka qenë viktimë e sulmeve

  • 5 years ago
TIRANE-Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt gjatë aktivitetit ?Forumi për Zhvillimin e Medias?, ka folur për lirinë e shtypit, nismën e kryeministrit Rama për paketën antishpifje, por edhe për zgjedhjet lokale të 2019 dhe Reformën Zgjedhore. Ai u shpreh se Shqipëria duhet që të çkriminalizojë plotësisht shpifjen, ndërsa shtoi se edhe dispozitat e Kodit Civil mund të paraqesin rrezik dhe të frenojnë lirinë e shprehjes, nëse përdoren masivisht dhe si një sulm i gjerë kundër gazetarëve.

?Shqipëria duhet të çkriminalizojë plotësisht shpifjen. Ky është një rekomandim nga ne dhe nga ODIHR-i, në kuadrin e reformës zgjedhore. Edhe pse Kodi Penal nuk parashikon më dënim me burg për këtë vepër, gazetarët përballen me gjoba dhe dënime penale në rast se shpallen fajtorë. Dispozitat e Kodit Civil janë më se të mjaftueshme për të dënuar shpifjen. Madje, edhe dispozitat e Kodit Civil mund të paraqesin rrezik dhe të frenojnë lirinë e shprehjes, nëse përdoren masivisht dhe si një sulm i gjerë kundër gazetarëve.Radiotelevizioni publik duhet të funksionojë i pandikuar nga kontrolli politik, pasi roli i tij i vërtetë është të jetë partner i qytetarëve, i vetë shtetit, si edhe i sektorit tregtar?tha ai. Bernd Borchardt duke u ndalur te nisma e kryeministrit për paketën antishpifje tha se rregullimi i portaleve online duhet të bëhet, por duke respektuar standardet ndërkombëtare duke mos cenuar lirinë e medias.

Rregullimi i portaleve online, përfshirë portaleve të medias, është çështje e ditës. Ky rregullim duhet të kryhet duke respektuar plotësisht standardet ndërkombëtare, duke treguar kujdes dhe vëmendje për të mos cenuar lirinë e medias, përmes konsultimesh të gjera dhe transparente, si dhe duke respektuar parimin e përpjesëtueshmërisë.

Prezenca e OSBE-së është e gatshme të ofrojë mbështetje përgjatë kësaj nisme dhe e mirëpresim angazhimin që kryeministri Rama. Marrja e masave kundër shpifjes nuk është diçka e keqe në vetvete. Nga njëra anë, kemi të drejtën e njeriut, lirinë e shprehjes, nga ana tjetër kemi të drejtën e mbrojtjes së dinjitetit. Ne japim dy rekomandime thelbësore në këtë fushë: njëri është që mbrojtja e dinjitetit kundrejt shpifjes të mos bëhet përmes Kodit Penal; ndërsa rekomandimi i dytë është që kjo vijë e hollë ndarëse midis këtyre dy të drejtash të përcaktohet bazuar në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në bazë të praktikave më të mira evropiane.

Bernd Borchardt

Recommended