Ora News - Korçë, kërcënohet me jetë koleksionisti Gjergji Thimo

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Koleksionisti i njohur, Gjergji Thimo, deklaron se është kërcënuar me jetë nga dy persona, që sipas tij njihen si persona problematikë në Korçë.

Për Ora News, Thimo tregon se këta persona i kanë shkuar në galerinë e tij dhe e kanë kërcënuar.

Ai thotë se rastin e ka referuar në polici por askush nuk ka shkuar ta marrë në pyetje.

Thimo: Jeta ime është në rrezik sepse kam nxjerr fakte me prova zyrtare për vjedhjen e veprave të artit.Me futën në burg padrejtësisht. Ndërsa tani kërkojnë të më vrasin.

Në këto rrethana, koleksionisti Thimo thotë se do vazhdojë të qëndrojë i ngujuar në galerinë e tij pasi aty ndihet më i sigurt për shkak se ambjenti është i monitoruar nga kamerat e sigurisë.

"Kërkoj mbrojtje nga Ambasada amerikane" apelon Thimo.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/korce-kercenohet-me-jete-koleksionisti-gjergji-thimo

Recommended