Report Tv-Protesta për shkollën në Mengël

  • 6 years ago
ELBASAN - Mbyllja e shkollës 9-vjeçare në fshatin Mengël të Elbasanit me urdhër të Drejtorisë Arsimore, për efekt rikonstruksioni, ka ngritur në protestë prindërit dhe mësuesit.

Prej tre javësh me radhë ata protestuan përpara ambienteve të shkollës për hapjen e saj, ndërsa ditën e sotme kanë bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve prej orës 12:30 minuta. Ata kanë lejuar që të kalojë vetëm ambulanca, ndërsa radha e makinave në rrugë është kilometrike.

Policia dhe drejtuesit e automjeteve kanë ndërhyrë për hapjen e rrugës por ka hasur në rezistencën e protestuesve të shumtë, ku nuk kanë munguar as konfrontimet fizike, ndërsa njëri nga nxënësit u shpreh se njëri nga efektivët e qëlloi në kokë. Policia ka shoqëruar disa nga protestuesit për kundërshtim të uniformave blu.

Recommended