Report TV - Grida Duma: Xhisiela peng i bandës së Rrahmën Rrajës
  • 6 years ago
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka deklarusr sot se, Xhisiela Maloku është peng i bandës së deputetit socialist, Rrahaman Rraja. Ajo akuzoi kryeministrin Rama se, po e nxjerr në media Xhisiela Malokun për të mbojtur dhunuesin Rexhep Rraja, të cilin më parë e ka denoncuar në polici për dhunë.

Deklarata e plotë e Grida Dumës:

Të gjithë pamë mbrëmë se si krimi në pushtet tregoi fuqinë e vet të egër, kur detyroi vajzën, viktimë të përdhunimit nga djali i një deputeti, të akuzonte të flijonte veten, duke shfaqësuar kë? Duke shfaqësuar përdhunuesit dhe torturuesit me pushtet.

Të gjithë u bëmë dëshmitarë sesa i pamëshirshëm është skenari i Edi Ramës për të sakrifikuar një vajzë të marrë peng nga bandat e tij, në mënyrë që t?u garantojë paprekshmëri këtyre banditëve që i sigurojnë pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë.

Gazetarët kurajozë pohuan mbrëmë një pjesë të së vërtetës: se Xhesila është peng. Por peng i kujt? I nxis gazetarët ta thonë të plotë të vërtetën - se Xhisiela është marrë peng nga banda e Rrahman Rrajës nën garanacinë e Edi Ramës; se plani mediatik për të shfaqur viktimën në mbrojtje të dhunuesve është bërë në zyrat e Edi Ramës në interes të bandës më famëkeqe të Fushë Krujës, që ka në parlament përfaqësuesin e vet Rrahman Rraja.

Ky është i njëjti pushtet që i trajton shqiptarët si Xhisiela sa herë që ka zgjedhje. I godet, i kërcënon, i poshtëron dhe pastaj i sundon me kamxhikun e rrahmanëve.
Recommended