"Ju flet Moska": Në 1943 pushtuesit gjermanë na erdhën nga Greqia
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka komentuar deklaratën e presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopulos, i cili dy ditë më parë tha se Shqipëria duhet ta harrojë çështjen çame, pasi këta të fundit kanë qenë bashkëpunëtorë të nazizmit. Sipas Myftarajt, në 1943 pushtuesit gjermanë erdhën në Shqipëri nga Greqia.

Myftaraj: Ditën e shtunë presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka mbajtur një fjalim në një ceremoni, ku ka folur për ngjarje të luftës së dytë botërore. Ndër të tjera ka folur me një gjuhë shumë të ashpër dhe ka dhënë që Shqipëria ta harrojë çështjen çame dhe të pranojë se çamët kanë bashkëpunuar me nazistët.

Është hera e parë në Europën e pas luftës që gjithë një popullsi kërkon të shpallet naziste. Edhe kur u bë dezanifikimi në Gjermani, ku kishte nazistë, nuk u shpall e gjithë popullsia gjermane naziste, por u bë një pjesë e popullsisë.

Unë mendoj dhe këtu nxit opinionin e gjerë, por edhe qeverinë që të ndalet njëherë e mirë në këtë çështje. Të dnalet njëherë e mirë me standarde europiane dhe ti thotë Pavlopulos se po të jetë fjala për pikëpamje të tilla?se të gjitha këto që thotë se ju të pranoni se nuk ekziston çështja çame, çamët kanë qenë të lidhur me nazizmin. Të gjitha këto nënkuptojnë një gjë: Ne, Greqia po ju bëjmë një nder të madh ju Shqipërisë duke hequr ligjin e luftës, sepse ju, Shqipëria na keni shpallur luftë bashkë me Italinë dhe ne po ju bëjmë një nder të madh dhe ju duhet të bëni çfarë themi ne për çështjen çame, për varrezat etj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-ne-1943-pushtuesit-gjermane-na-erdhen-nga-greqia
Recommended