Ora News - Plori: Rezultati tregon nivelin tonë, vendos pikat mbi "i" në mbrojtje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Flamurtari mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Kastriotin, një disfatë që demoralizon trajnerin e krutanëve, Elvis Plori që në prononcimin për mediat pas ndeshjet u shpreh:

"Kur përmend rezultatin 4-0 nuk ke se çfarë të flasësh, pasi është rezultati ai që flet. Po ta marrin pjesën e parë, në episodet më të mira tonat pësojmë gol. Mbrojtja po qalon goxha, ndërsa në ato raste që na jepet nuk i shfrytëzojmë siç duhet dhe pastaj ndodh kjo. Kur mbaron një pjesë të parë 2-0 besoj se është vështirë për një skuadër si kjo e jona pasi ka një moral jo të lartë, pasi vjen pas shumë humbjeve dhe nga Kategoria e Parë. Gjithsesi unë do të vendos pikat mbi "I" te mbrojtja. Skuadra po mundohet të loz futboll por nuk po mundet të shënojë."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plori-rezultati-tregon-nivelin-tone-vendos-pikat-mbi-i-ne-mbrojtje

Recommended