Ora News - Ligji antimafia, Bardhi: Nuk barazojmë biznesin me krimin, godasim kontratat korruptive

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Platforma kundër korrupsionit dhe oligarkisë, prezantuar nga Partia Demokratike sipas këshilltarit ligjor Gazmend Bardhi, nuk është luftë ndaj biznesit por një masë e plotë në mbrojtje të të ndershmëve. Bardhi thotë se ligji antimafia garanton një proces transparent, ndërsa sqaron se propozohen mekanizma të pavarur që do bëjnë verifikimin e kontratave publike, duke diferencuar zyrtarët dhe bizneset e ndershëm me ata të korruptuar.

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, sqaron të ashtuquajturën platformë kundër korrupsionit dhe oligarkisë, duke theksuar se nuk është luftë, por një masë që garanton në mënyrë të plotë biznesin e ndershëm.

Gazmend Bardhi: Ne nuk vëmë barazi midis krimit dhe biznesit, vëmë barazi midis krimit dhe krimit. Sepse abuzimi me paratë e shqiptarëve dhe pronat publike është krim.Këtu nuk bëhet fjalë për luftë ndaj biznesit, bëhet fjalë për ato kontrata publike abuzive me të cilat po shpërdorohen paratë e buxhetit të shtetit dhe po tjetërsohen në mënyrë të paligjshme pasuritë publike. Këtu jemi para një krimi që për nga rëndësia dhe efekte që sjell në jetën e çdo qytetari ka të njëjtin impakt si krimi i organizuar.

Bardhi sqaron se ligji garanton një proces transparent, ndërsa propozohet një Drejtori e pavarur që bën bën verifikimin e kontratave publike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ligji-antimafia-bardhi-nuk-barazojme-biznesin-me-krimin-godasim-kontratat-korruptive

Recommended