Senatori Luciano D’Alfonso në Tiranë, Veliaj: Mezi pres që të përparojmë me investimet italiane

  • 6 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Senatorin italian, Luciano D?Alfonso, i cili më parë ka ushtruar detyrën e Presidentit të Rajonit të Abruzos dhe atë të kryetarit të Bashkisë së Peskarës, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

Temë kryesore e bisedës mes kryebashkiakut Veliaj dhe Senatorit D?Alfonso ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, nxitja e investimeve italiane në Shqipëri, si dhe shkëmbimi i eksperiencave më të mira mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

Senatori Luciano D?Alfonso vlerësoi ndryshimet që ka pësuar Tirana dhe theksoi se kryebashkiaku Veliaj përfaqëson një pikë referimi jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare për qeverisjen e mirë. ?Jam shumë i kënaqur që gjendem sërish në qytetin e Tiranës, për t?u përshëndetur me kryebashkiakun e Tiranës, i cili për mua përfaqëson një pikë referimi jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare për qeverisjen e mirë?, tha D?Alfonso.

Ai vlerësoi përparimin që po bën kryeqyteti shqiptar në përmirësimin e infrastrukturës dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve. ?Njihem me hapat e mrekullueshëm që janë bërë nga pikëpamja e cilësisë së jetesës, për ambicien e strukturimit si një qytet funksional?, tha senatori D?Alfonso.

Recommended