Ora News - SHÇBA pas verifikimit: Deklaratat e oficerit Nuhu të pabaza

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në policinë e shtetit thotë se deklaratat e oficerit të policisë gjyqësore Emiliano Nuhu janë të pabaza.

Drejtoresha e SHÇBA-së, Anila Trimi, në një deklaratë për mediat tha se pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera rezulton se oficeri e ka marrë këtë çështje në hetim në 27 korrik 2018 dhe jo në 21 korrik siç pretendon.

Trimi: Nga intervista e drejtuesit dhe punonjësve të policisë në stacionin e policisë Fushë Krujë rezulton se me 21 korrik 2018, data e pretenduar nga oficeri Nuhu, ai nuk ka qenë fare prezent në ambientet e këtij stacioni policie.

Nga urdhri i brendshëm për planizimin e shërbimit rezulton se me 21 korrik 2018 nuk ka qenë i gatshëm oficeri i policisë gjyqësore Emiliano Nuhu por një punonjës tjetër i këtij stacioni.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shcba-pas-verifikimit-deklaratat-e-oficerit-nuhu-te-pabaza

Recommended