Ora News - Shpërthim tritoli në një banesë në Vlorë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në lagjen "Isa Boletini" në Vlorë.

Shënjestër ka qenë hyrje banese në një pallat në këtë zonë.

Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në katin e 4-të të pallatit, pranë derës së banesës së shtetasit me iniciale J.Ç, 43 vjeç.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka të lënduar.

"Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale", sqaron deklarata.

Shpërthimi është regjistruar rreth orës 03:10 minuta të mëngjesit të sotëm.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shperthim-tritoli-ne-nje-banese-ne-vlore

Recommended