Report Tv- Shpërthim tritoli në vilën e një biznesmeni në Gjirokastër,

  • 5 years ago
GJIROKASTËR- Një shpërthim tritoli ka ndodhur në lagjen Granicë e Sipërme në Gjirokastër. Shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të një banese tre katëshe të biznesmenit Ndërtim Muxhaj.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga shpërthimi nuk ka asnjë person të plagosur por vetëm dëme materiale në garazhdin e vilës dhe në pallatet përreth.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.