Report TV - Shpërthim tritoli në qendër të Delvinës, merr flakë 'Mercedezi' i biznesmenit

  • 4 years ago
DELVINË- Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit të Delvinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe mësohet se objekt i sulmit ka qenë një automjet Mercedes GL në pronësi të një biznesmeni në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, i cili ndodhej i parkuar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për biznesmenin Vango Zoto. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje e për të zbardhur shkaqet të cilat nuk dihen ende. 

Priten të mësohen më shumë informacione në orët në vijim lidhur me këtë ngjarje.

Recommended