Ora News - PD: Qeveria tender korruptiv për monitorimin e Tatimeve, 100 mln euro dëm bizneseve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike i është rikthyer akuzave ndaj qeverisë për tenderin e monitorimit të sistemit të tatimeve. Në një deklaratë për mediat, deputetja Jorida Tabaku tha se kriteret e këtij tenderi janë vënë në mënyrë të tillë që ta fitojë vetëm një kompani kroate.

Tabaku: Edi Rama nuk është tërhequr nga vjedhja e biznesit që vepron në Shqipëri, për llogari të një firme kroate, besoj lidhjet me të cilën do të zbulohen së shpejti. Qeveria e Ramës ka hapur një tender prej 15 milionë eurosh për monitorimin e sistemit të tatimeve, që përfshin një gamë të gjerë elementësh, duke përfshirë edhe koncesionin e TVSH-së. Kriteret e tenderit janë përcaktuar që atë ta fitojë vetëm një kompani, të cilës i janë dhënë të drejta ekskluzive që të bëjë propozime ligjore për të ndryshuar ligjin e tatimeve.

Deputeti Endri Hasa tha se ky tender do t'i kushtojë biznesit nga 80-100 milionë euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-qeveria-tender-korruptiv-monitorimin-e-tatimeve-100-mln-euro-dem-bizneseve

Recommended