Ora News - Feruni: Inceneratori i Elbasanit s'punon me kapacitet të plotë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambientalistët i kërkojnë qeverisë të ndryshojë tërësisht politikën e saj për menaxhimin e mbetjeve; duke u mbështetur në sensibilizimin për diferencim, riciklimin dhe jo djegien me inceneratorë. Këtë të fundit, e quajnë një dështim duke iu referuar INSTAT, treguesit e të citit japin një raport të zhdrejtë mes mbetjeve të gjeneruara dhe menaxhimit të tyre.

Kjo do të thotë në vitin 2017 u gjeneruar 386 kg mbetje urbane për banor, nga 373 kg që ishte një vit më parë. Por nga ana tjetër të dhënat tregojnë se dhe niveli I depozitimit në landfillde ka pësuar një rënie të ulët me 0.2 për qind.

Lavdosh Feruni: Inceneratorët janë ato që do të absorbojnë mbetjet masive që do të digjen dhe natyrisht kjo nuk funksionon për 100 arsye. Shumica e mbetjeve janë organike dhe nuk digjen. Është rast flagrant inceneratori i Elbasanit, i cili nuk arrin të punojë me kapacitet të plotë dhe kemi një angazhim tjetër qeveritar për të shpenzuar më shumë se 100 e ca milionë euro për inceneratorë në Tiranë dhe në Fier. Ka një stanacjon pasi shpresohet se do të jenë zgjidhje, por në fakt janë dështim total. Është rasti për një ndërhyrje të shpejtë pasi është një lloj investimi afatgjatë, pasi do të ketë efekt për disa dekada.

Për djegien me inceneratorë, të dhënat tregojnë një rritje të aktivitetit, por për ambientalistët qeveria nuk ka punuar me studime në lidhje me efektet në shëndet dhe ambient.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/feruni-inceneratori-i-elbasanit-spunon-me-kapacitet-te-plote-qeveria-mbi-100-mln-euro-dy-te-tjere

Recommended