‘Teatri’ në Kuvend, Rama: Basha kërkoi t’i jepte Astrit Veliajt Teatrin e Metropolit për pallat

  • 6 years ago
TIRANË- Ka nisur në Kuvend që në orën 10:00, seanca plenare ku do të votohet ligji për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Opozita ndodhet në Vlorë, ku u zhvillua mbledhja e radhës. Në sallë ndodhen vetëm deputetët e mazhorancës. Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë ndodhen në sallë. Në seancë po diskutohet për dekretin e presidentit Meta për Teatrin Kombëtar.

Dy deputetë të LSI-së, Vangjel Tavo dhe Lefter Koka morën pjesë në seancë vetëm për procedurë, pasi ishin në limitet e mosprezencës dhe rrezikonin përjashtimin. Çështja e nxehtë në diskutim është ajo për Teatrin Kombëtar. 

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga foltorja e Kuvendit se vendi do ketë një prej teatrove më të bukur në rajon. Rama iu referua bojkotit të opozitës dhe qëndrimit kundërshtues të shprehur nga kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili një ditë më parë tha se do trajtohet si terrorist çdo depuitet që do votojë shembjen e godinës së vjetër. Rama solli në vëmendje kërkesën e Bashës si kryetar Bashkie i cili ka kërkuar që Teatri i ?Metropolit? t?i jepet për privatizim deputetit të PD, Astrit Veliaj. Sipas Ramës, në vend të Teatrit do ngriheshin kulla shumëkatëshe për dyqane dhe apartamente banimi. 

Ata mungojnë se kanë shkuar në Vlorë për të dëshmuar sesi po digjet Vlora. Koha shumë shpejt do të na japë provën nëse Vlora po digjet, apo nëse Vlora po ecën në rrugën e Rilindjes së saj të pakthyeshme. Mjafton të kemi durimin dhe të presim edhe muajt që na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që për këdo që ka ngenë të ndjekë shifrat dhe ta bazojë gjykimin në fakte, mjafton të shohë sesi ishte situata e kriminalitetit në Vlorë vetëm pesë vite më parë, me shifra, dhe si është sot, si nata me ditën. Sigurisht që nuk është një ditë me diell, por është ditë dhe nuk është më natë. I kërkon Bashkisë privatizimin e Teatrit të Metropolit për llogari të deputetit Astrit Veliaj. I vetmi aset kombëtar në institucion të bashkisë së Tiranës, i degraduar në një kafene, përpara se Lulzim Basha të shkonte në Bashki, çohet për privatizim. Jo për PPP, as për të ndërtuar një teatër të ri të Metropolit, në këmbim të njëkontributi të z.Veliaj dhe në funksion të një përfitimi legjitim ehde t ëz.Veliaj pasi të investonte për Teatrin e ri, por privatizim, për të ndërtuar pallat, me dyqane dhe me dhoma gjumi. natyrisht që estrada është ekskluzive e PD-së dhe është e drejta legjitime e LUlzim Bashës, Mimës dhe e të gjithëve me radhë në atë oborr, që për estradën të kenë fjalën e fundit, por në rastin konkret jemi përpar anjë shembulli nga qindra dhe mijëra shembuj që mund të nxjerrim për të ballafaqur fytyrën e tyre kur flasin me fytyrën dhe pasqyrën e fakteve që tregon sesa hipokrite është  egjithë përpjakja e tyre. Huipokrite kur bërtasin për të mbrojtur një godinë të marrë fund që vetëm Teatër nuk mund të jetë dhe as monument kulture nuk mund të konsiderohjet, ndërkohë që, e ka skenën 8 m të gjerë. E dini sa është gjerësia e Turbinës? 24 m.

Recommended