Report Tv, Pa Protokoll - Mesazhi i Koduar i Yuri Kim dhe teatri politik me Teatrin

  • 4 years ago
Mesazhet e koduara të ambasadores amerikane u komentuan nga deputetja e PS Blerina Gjylameti, Kryetari i PDK Nard Ndoka , gazetarët Mentor Kikia e Bledian Koka. reforma zgjedhore do të mbyllet brenda gjysmës së parë të muajit qershor- tha deputetja e PS Blerina Gjylameti ndërsa pohoi se nuk ka më kohë për ndryshime në sistem, ç?ka u pohua edhe nga kryetari i PDK Nard Ndoka , por ky i fundit theksoi se ky sistem i dëmton partitë e vogla sic është dhe partia që ai drejton. debat për dosjet 184 dhe 339 si dhe për mungesën e demokracisë brenda partive politike
A po luhet teatër politik me Teatrin Kombëtar? Arkitekti Kreshnik Merxhani thotë se teatri mund të rikonstruktohej por ai do të rindërtohet sic edhe ishte më parë, politika duhet të jetë pjesë e këtij debati. Arben Skënderi tha se disa politikanë po nxjerrin lotë krokodili për teatrin dhe po shfrytëzojnë politikisht betejën e artistëve. Komentoi edhe urimin që i bëri Veliajt në 2019 pasi humbi përballë tij në zgjedhje për kryetar bashkie: Ishte ironi

Emisionin "Pa protokoll" me moderatore Anduela Ndreun mund ta ndiqni çdo të premte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

Recommended