Report Tv-Tragjedia e 1997/ Xheniot gjejnë skelet njeriu në tunelin e ushtrisë në Qafë Shtamë

  • 6 years ago
MAT - Zbulohet një skelet njeriu në tunelet e Qafë Shtamës në Mat. Eshtrat janë zbuluar ditën e sotme gjatë gërmimeve nga një ekip i Forcave të Armatosura, për pastrimin e tuneleve nga armatimet e mbetura aty. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se prej një viti, forcat 'Xhenio' e kanë kosideruar si hotsport zonën e Selitës dhe kërkojnë aty për të asgjësuar armë të vjetra, por sot ata kanë gjetur eshtrat që shihni edhe në foto.Dyshohet se eshtrat i përkasin një prej 23 personave që humbën jetën në 29 prill të vitit 1997, duke nxjerrë armë, ndërsa tuneli shpërtheu nga municionet. Tragjedia shkaktoi tronditje të thellë tek të gjithë banorët e Matit dhe Shqipërisë. Pas tragjedisë një pjesë e tunelit u shemb, duke pamundësuar nxjerrjen e tetë trupave të pajetë të cilët mbetën mes rrënojave. Nga gërmadhat rezultojnë të pa nxjerrë ende tetë persona. Që prej 21 vitesh kur humbën jetën e deri sot e kësaj dite ata nuk kanë ende një varr. Tuneli u mbyll nga ushtria dhe qëndroi i tillë për 21 vjet me radhë.

Recommended