Report Tv- Në tunelin e ushtrisë në Qafë Shtamë gjejnë skelet njeriu

  • 6 years ago
Gjurmët e "Gërdecit" të së 1997 ndihen edhe sot e kësaj dite. Predha dhe armatime të tjera të pashpërthyera janë të shpërndara në të gjithë zonën duke u bërë një rrezik i vazhdueshëm për banorët.

Viktimat e tragjedisë së Qafë-Shtamës:
Sherif Dishani 35 vjeç
Majlinda Dishani 20 vjeç
Eglantina Kurti 13 vjeç
Esat Haxhia 26 vjet
Ramis Dishani 17 vjeç
Artan Dishani 17 vjeç
Nurie Dishani 12 vjeç
Deshira Dishani 14 vjeç
Rabije Dishani 14 vjeç
Myrvete Dishani 10 vjeç
Vera Uka 16 vjeç
Agim Barçi 30 vjeç
Zylfie Dishani 25 vjeç
Allaman Kurti 35 vjeç
Ruzhdie Kurti 11 vjeç
Edmond Dishani 16 vjeç
Lulezime Dishani 12 vjeç
Fitim Dishani 22 vjeç
Trendafile Dishani 12 vjeç
Fatime Uka 43 vjeç
Ferit Rama 34 vjeç

Ora 16:18
Sot u gjendën eshtra, cili ishte aksioni që ndërmorën FA-të në tunelin e Qafë Shtamës (FOTO)
Ditën e sotme në tunelin e Qafë Shtamës u gjet një skelet njeriu. Por më datë 28 gusht në të njëjtin tunel, Forcat e Armatosura të Shqipërisë morën përsipër aksionin e pastrimit të tij.

Gjatë misioni të FA-ve gjysma e tunelit u pastrua nga lëndë të plasura dhe të paplasura, duke hequr 9.5 ton municione, të cilat më pas u asgjësuan në poligonin e Bizës.

Recommended