Ora News - Vlonjati: Kryeministër po na shembin shtëpitë, je me ne apo miqtë ndërtues?!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Revoltë dhe tensione mes banorëve të Jalës ku IKMT ka zbarkuar mëngjesin e kësaj të parte për shembjen e 7 godinave.

Një prej banorëve të prekur nga ky aksion apelon kryeministrin Rama të ndalë shembjen e shtëpive të tyre ku kanë investuar mundin e një jete.

E teksa IKMT i ka listuar ndërtime pa leje këto godina, banori fton Ramën të shkojë në Jalë dhe të shohë sa ndërtime pa leje ka miku i tij Alban Xhillari.

Banori: Kryeministër, sot po na shembin shtëpitë tona. Jemi në tokat tona, me leje dhe kemi një jetë që kemi hedhur djersën tonë. Ju na skualifikuat sepse e dimë që i keni të gjitha në dorë. Dhe ALUIZNI-n me një gisht mund ta rrëzoni dhe INUK e keni ju në dorë, jo unë.

Ju jeni i plotfuqishëm. Por ama po gaboni rëndë zoti Kryeministër se po të jetë për ndërtime pa leje ja ku është miku juaj Alban Xhillari që mund të vini ta verifikoni sot sa ndërtime pa leje ka. Zoti Kryeministër veproni si duhet. Nëse keni vënë qytetarin të parin, vini qytertarin. Nëse keni vënë ndërtuesit tuaj të parët bravo ju qoftë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vlonjati-kryeminister-po-na-shembin-shtepite-je-me-ne-apo-miqte-ndertues

Recommended