Report Tv-Manderinat shkulen nga policia si hashashi, sepse fermeri ktheu tokën djerrë në pemtore

  • 6 years ago
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Mbjellja e manderinave dhe kulturave të tjera bujqësore konsiderohet krim sot në Konispol. Edhe pse nga njëra anë bëhet propagandë për të stimuluar fermerët që t?i rikthehen bujqësisë, nga ana tjetër institucionet, polici e Shtetit, polici Bashkiake e zyrtarë të tjerë, të shtyrë madje edhe nga një pretendim i kishës vihen në dispozicion t?u prishin 250 rrënjë mandarina fermerëve të Konispolit, pasi siç edhe e gjithë zona kishte kthyer tokën djerrë (tokë e papunuar), në pemtari.

Situata e krijuar, ishte e ngjashme me ndërhyrjet e policisë në asgjesimin e kanabisit, por vetëm se në këtë rast po shkuleshin maderinat, kultura që edhe fqinjët jugorë të Shqipërisë tentuan ta zhduknin nga kjo zonë vite më parë për çështje konkurence. Të gjitha institucionet e shtetit ishin vënë në lëvizje dje në Konispol dhe siç thonë edhe ata vetë: Me urdhër të kryetarit.

?Mos guxo më të futesh në këtë tokë se do të marrim edhe bagëtitë, i drejtohen punonjësit e policisë dhe bashkisë fermerit, tokë e cila është shenjtëruar me urdhër të kryetarit?, bëhet fjalë për Shuaip Beqirin kryetari i Bashkisë Konispol.

Me lot nën sy e të revoltuar, fermerët Koço dhe Margarita Jani shprehen se policia asgjësoi gjithë mundin e tyre sikur të ishin kriminelë. Përballë këtij veprimi të paprecedentë e palogjikshëm nga ana e shtetit, ata shprehen se ishin gati dhe ua kishin thënë që mund t?ia falnin kishës apo Bashkisë ata fidanë manderine nëse nuk do t?u linte kohë t?i hiqnin vetë, por vetëm bimët të mosdëmtoheshin.

Na more na? ça shkulëm more? Hashash more? Të ishte e kishës, le ta shkulnin. Me drogë s?jam marrë, kam rritur 2 fëmijë me 10 mijë lekë të deleve. Iu luta, iu thashë më lini 2 ditë. S?më dëgjoi njeri.

Koço dhe Margarita Jani, dy fermerët që mbollën mandarina në Xarrë në Konispol
Ajo çfarë dëshmojnë dy fermerët konstatohet gjerësisht në këtë zonë, që tokat djerrë të Bashkisë merren me qera nga fermerët dhe kthehen në pemtore, pa u subvencionuar nga shteti, siç edhe rasti në fjalë, por Bashkia e Konispolit ka zgjedhur që në këtë rast jo vetëm të prish kontratën e qerasë por edhe të asgjesojë bimët duke angazhuar edhe forcat e rendit, që nga numri dukeshin sikur ishte zhvendosur i gjithë komisariati.
Koço dhe Margarita Jani pranojnë që kanë bërë shkelje, por jo të kenë kryer krim. Ata kanë mbjellë 250 rrënje manderina me të ardhurat e tyre modeste në një tokë djerrë e të marrë me qera po nga Bashkia e Konispolit dhe pa kërkuar ndihmë nga shteti.

Report Tv do të ndjekë edhe në ditët në vijim këtë rast flagrant, pasi shumë pikpyetje ngrihen me qëllimin e moslejimit të një fermeri të kultivojë në një tokë dierrë, të dhënë po nga bashkia me qera.

Policia e shtetit është vënë në dispozicion të Bashkisë së Konispolit, dhe mesa është mësuar deri më tani nuk ka asnjë vendim gjykate apo konflikt. Fakti që toka pretendohet nga Kisha deri më tani është bërë me dije vetëm nga kryebashkiaku Shuaip Beqiri, i cili është edhe ...

Recommended