Report TV -Grabitësi i vrarë nga policia i arratisur nga burgu grek!

  • 5 years ago
Një grabitje spektakolare ndodhi dje pak para orës 15:00 brenda në aeroportin e Rinasit, në pistën e avionit me pasagjerë të linjës që do nisej nga Tirana për në Vjenë, duke lënë të vdekur një prej grabitësve, Admir Murataj.

Admir Muarataj dyshohet të jetë personi që ka bërë rezistencë ndaj policisë, duke qëlluar me breshëri, duke mbrojtur 'shpatullat' e shokëve që mundën të arratisen në këmbë me thasët me para, për tu larguar më tej me një automjet të dytë i cili u gjet i djegur nga policia pranë Bathores.

Murataj rezultonte në kërkim edhe nga drejtësia greke për grabitje, vrasje dhe plagosje, pasi u arratis nga burgu në 2013 së bashku me 10 persona të tjerë shqiptarë.

Admir Murataj njihet ndryshe edhe si Admir Nikaj dhe është me origjinë nga Tropoja. Eshtë i martuar me një grua nga Berati e cila jeton me fëmijët në Prezë të Tiranës. Kanë dy vajza, njëra prej të cilave e martuar, dhe një djalë. Siç të afërm të tij tregojnë për Shqiptarja.com, Murataj kishte 18 vite që jetonte në Greqi, dhe vinte shumë rrallë në Shqipëri, vetëm gjatë pushimeve verore.

Vëllai i tij që sot së bashku me bashkëshorten e Admirit dhe të afërm të tij identifikuan trupin në morgun e Tiranës, tha se vëllai i tij nuk është organizatori por një vegël. Sipas tij, janë shokët që e lanë në rrugë dhe e hodhën të vdekur, duke lënë të nënkuptuar se do të marrë hak, duke u përpjekur t'i gjejë vetë se kush janë bashkëpunëtorët

Recommended