Report TV - '80 të zhdukur nga Vlora', Salianji: Mashtrim, policia po bashkëpunon me bandat e krimit

  • 5 years ago
Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka deklaruar sot përmes një deklarate për shtyp se denoncimi i dy muajve më parë i forcës së tij politike, se njerëzit rrëmbehen në Vlorë dhe zhduken pa lënë gjurmë, rezulton cdo ditë e më shumë i vërtetë. Salianji u shpreh se policia nuk po bën asnjë përpjekje për të hetuar këto akte mafioze e konkretisht zhdukjen e personave të përfshirë në trafik droge.

Duke u bazuar edhe tek shifrat dhe dëshmitë që ka transmetuar emisioni 'Top Story', Salianji tha se pohimi i Prokurorisë se numri i të zhdukurve në 3 vjet është 80, është fals. Sipas deputetit demokrat, numri 80 përkon vetëm me numrin e denoncimeve që familjarët kanë bërë në polici për të afërmit e tyre.

Ai citoi ndër disa dëshmi edhe atë të babait të Mario Metushit, të zhdukurit në 16 qershor 2017, për të argumentuar pohimin se policia është bashkëpunuese e ngushtë e bandave të krimit. ?Sa herë shkoja në polici për të denoncuar zhdukjen e djalit, më merrnin në celular dhe më thoshin, pse ke shkuar në polici? ? citoi Salianji babain e Metushit.

Salianji u shpreh më tej se ajo çka i bashkon këto dëshmi është fakti se familjarët i bëjnë të gjitha denoncimet në Policinë e Fierit, sepse sipas tij, deklarojnë se jo vetëm nuk kanë besim por kanë frikë të shkojnë në Policinë e Vlorës.

Recommended