Ora News - Avionët e "Air Albania" me emra poetësh, Rama: Do çojmë Imzot Nolin në Nju Jork

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sot është inauguaruar kompania shqiptare e fluturimit "Air Albania". I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij tha se secili avion do të mbajë emrat e poetëve tanë shqiptare.

Avioni i parë dhe Rama do të quhet "Lasgush" dhe synimi është që në fund të viti të ardhshëm avioni me emrin Fan Noli do të niset për në Nju Jork.

Rama: Për ne që jemi të këtij vendi dhe jemi mësuar, me çka na kujton menjëherë ai që Klemend Aderi e pagëzoi në 1875 si aparati fluturues që imiton zogun, shqiponja është gjëja e parë është që mendojmë sapo mendojmë për fluturimin. Me këtë rast mësuam që aparatet fluturues që imitojnë zogjtë duhet të kenë emra dhe zgjodhëm që shqiponjave tona tu vëme emrat e poetëve tanë. I pari është Lasgushi, tjetri që do të vijë menjëherë pas fluturimeve test që do të bëhen pas një muaji mes Tiranës dhe Stambollit për të filluar me pas me Romën, Milanon, Bolonjën dhe Londrën do të jetë Migjeni dhe ambicja jonë është që deri në fund të vitit të ardhshëm të çojmë nga Tirana në Nju Jork Imzt Nolin.

Kryeministri Rama ngriti shqetësimin e çmimeve të larta të biletave, për të cilat tha se është grabitje për qytetarët. Ai u shpreh se ndërtimi i tre aeroporteve të tjera, por edhe kompania "Air Albania" do të ndikojnë në uljen e çmimit të biletave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/avionet-e-air-albania-me-emra-poetesh-rama-do-cojme-imzot-nolin-ne-nju-jork

Recommended