Ora News - Raporti/ Transparenca e qeverisë në rënie, renditet e 4 në rajon

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trasnparenca dhe llogaridhënia e qeverisë shqiptare ka pësuar përkëqësim nga viti i kaluar me një rënie prej 3% duke u rënditur e katërta në 6 vendet e rajonit. Të gjitha qeveritë e Ballkanit kanë paraqitur regres në nivele të ndryshme me përjashtim të Maqedonisë. Madje sipas raportit të rrjetit të organizatave të Shoqërisë Civile në vendin tonë qeveria shënon shifrat 0% të transparencës kur flitet për veprimtari që lidhen me paratë e shtetit.

Aldo Merkoçi, Lëvizja MJAFT: Të gjitha qeveritë e rajonit kanë paraqitur regres në nivele të ndryshme, me përjashtim të Maqedonisë. Në kuadër të hapjes dhe transparencës ne renditemi të katërtit në rajon. Një nga problemet që është vënë re është mungesa e stafit të kualifikuar dhe të njohura me politikën e transparencës.

Por përveç ekzekutivit, edhe ministritë në krahasim me vendet e rajonit kanë mungesë transparence dhe përformancë të dobët, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/raporti-transparenca-e-qeverise-ne-renie-renditet-e-4-ne-rajon

Recommended