Rama: Do t’u heqim celularët nxënësve, mësuesve dhe administratës, janë bërë si klube interneti

  • 6 years ago
TIRANE-Nxënësit dhe mësuesit nuk do të lejohen që të mbajnë celular. Dy ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri gjatë takimit me mësuesit që u emëruan në arsim përmes portalit ?Mësues për Shqipërinë? deklaroi se nxënësit nuk do të lejohen që të mbajnë telefona në shkollë, ndërsa mësuesit tha Rama, do ti dorëzojnë celularët para fillimit të mësimit, ndërsa do i marrin kur të largohen. Një nismë e tillë shtoi kryeministri, do të shtrihet më pas edhe në institucionet shtetëtore, pasi sipas tij janë bërë si klube interneti.

Libri është miku më i mirë, fëmijët e kuptojnë, por jo prindërit. Zhgarravitja e librit u duket liri, ruajtja diktaturë, nuk është cështje lekësh. Është lidhja me atë objekt që i flet mendjes, zemrës dhe të bën të dallosh nga të tjerët. Penalitetet për atë që nuk kthejnë librat janë për prindërit, jo për fëmijët. Janë për këta që stresohen. Nuk do të lejojmë celular në shkollë. As për fëmijët dhe as për mësuesit, do të duhet ti dorëzojnë në fillim të mësimit dhe ti marrin në fund. Muajin e parë ta bëjmë muaj edukimi dhe në muajin e dytë merren hidhen në plehra, sepse janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor. Dhe cfarë bëjmë me ndotësit me rrezikshmëri? I varrosim dhe i riciklojmë. Ky do të jetë një ndryshim i madh. Po përgatitemi të heqim celularët edhe nga institucionet e shtetit, që janë bërë si klube interneti.

Edi Rama
Gjatë fjalës së tij para mësuesve, Rama u shpreh gjithashtu se reforma në arsim ka filluar që të funksionojë, ndërsa mësuesit nuk janë më figurantët e politikës.

Disa kohë më parë e mbani mend që qarkullonte një video në rrjetet sociale kur një mësuese thoshte Ismail Kadare ngriti flamurin në Vlorë në 1912, ka qenë pak vite më parë, jo 100 vite, përpara se të vendosim që ta sfidonim sistemin e vjetër dhe të konsoliduar në stafetën e partive të pushtetit për ta konsideruar trupën mësimore si zgjatim të asaj partiake. Këtu doli një mësuese që e mbaj mend nga koha kur isha kryetar bashkie i Tiranës, nuk ka lënë gjë pa bërë që unë të mos fitoja zgjedhjet. Por cfarë rëndësie ka kjo, e ka bërë si qytetare e Tiranës që nuk ka dashur të më shikojë me sy, ndërkohë që është një mësuese, që nxënësve u jep atë që duhet dhe detyrën e saj si mësuese e kryen më së miri. Si ka mundësi që të mund të biem në kurthin e hakmarrjes sikur ramë në çerekshekulli. Mësuesit nuk ndiheshin të sigurt për vendin e punës. Jam krenar që këtu përpara meje foli një nxënëse ekselence nga Shkodra. Reforma ka filluar të funksionojë. 300 nxënësit e ekselencës që do të studiojnë për mësues ne do të paguajmë të gjitha shpenzimet për tarifat e universitetit. Mësuesit janë drita e syrit tonë nga figurantët e politikës. Të bëhesh me 5 mësues, është njëlloj si me kaçavidë të bëhesh dentist. Pak kohë më parë u arrestua një drejtore, që ia gjetën paratë në ËC, të marra nga nëna të reja apo vajza që donin të bëheshin mësuese.

Edi Rama

Recommended